Egla Ceno fituese e BBV3, por jo për Arbër Hajdarin— ja zgjedhja e opinionistit

vovalbania May 31, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Arbër Hajdari do të bëhet së shpejti baba, zbulohet gjinia e fëmijës

Opinionisti i “Big Brother VIP Albania”, Arbër Hajdari, ka qenë i ftuar në “Cherry on Top” me Bora Zemanin.

Ai foli për lojën e ish-banorëve të këtij sezoni dhe atyre të kaluar.

I pyetur nga Zemani se cilët janë konkurrentët që sipas tij kanë pasur strategjinë më të mirë në lojë, ai ka veçuar Ilir Shaqirin, Donald Veshajn dhe Luiz Ejllin— duke mos përmendur emrin e fitueses së këtij sezoni, Egla Cenos.

Hajdari u zgjat më shumë te Luiz Ejlli, duke thënë se do të jetë e vështirë që dikush tjetër ta sfidojë në lojën e tij.

Bora Zemani: Cili kishte strategjinë më të mirë?

Hajdari: Për mua ka qenë Iliri, Donaldi dhe Luiz Ejlli pa dyshim. Këta të tre sepse në “Big 1”, Iliri që në nisje të programit filloi të krijonte një ekip, dhe Donaldi që duhej të luftonte të gjitha këto aleanca që Iliri kishte bërë.

Ndërsa Luizi ndryshoi rregullat me lojën që bëri. Një djalë intuitiv me qëllime të qarta. Flinte pak, ishte atje ku ishte debati dhe dinte të bëhej pjesë. Kishte dhe fjalë që nuk duhej t’i thonte, por i balanconte me batutat, këngët. Është vështirë që të dalë një lojtar tjetër që mund të konkurrojë lojën e tij.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 63941 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE