“Egla t’i bjerë vetë telefonit…”, Juli zbulon ish-banorët që ka komunikuar pas përfundimit të “BBV3”!

vovalbania May 31, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Egla t’i bjerë vetë telefonit…”, Juli zbulon ish-banorët që ka komunikuar pas përfundimit të “BBV3”!

Finalja e emisionit më të përfolur shqiptar momentalisht, “Big Brother VIP 3” dhe rrugëtimit të pesë finalistëve u mbajt me 25 Maj në Top Channel. Një reality-show i mbushur me lot, surpriza, dashuri, arritje, çmenduri, por mbi të gjitha transparencë. Edicionin e tretë të “Big Brother Vip” fituese u shpall Egla Ceno.

Jul Deda ishte një ditë më parë i ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ku mes shumë të tjerash tregoi edhe se çfarë do të ndodhë me të dhe ish-banorët tani që BBV3 ka përfunduar. Juli u shpreh se nuk e ka takuar dhe nuk ka komunikuar ende me Romeo Veshajn, por do t’a takojë patjetër.

I pyetur më pas nga moderatorja e emisionit, Bieta Sulo, nëse ka fituar miqësi, Juli u shpreh:

Unë kam thënë aty brenda që do të përpiqem të jem mik me të gjithë. Do të përpiqem dhe i mora të gjithë në telefon. Kam marrë Heidin, Romeon nuk e kam marrë se më ka thënë edhe ajo që është akoma… po e kalon situatën… Kam folur me Ledjonën, Erjolën, Rozën, Meritonin. Ilnisën e kam takuar…

Ndërsa i pyetur nëse ka një ish-banorë që nuk flet, ish-finalisti u përgjigj:

Me Eglën nuk kam folur akoma se është duke rregulluar kërbishtin në spital. Është lajm që ka dalë, i urojmë shërim të shpejtë pa diskutim fare. Edhe kur të ashtu, t’i bie vetë telefonit

Juli foli për rrugëtimin plot sfida dhe aventura në këtë edicion të tretë , ku ai tregoi një lojë që ka bërë me Heidi Bacin dhe Romeo Veshajn 12 ditë para finales së madhe. Deda ka provokuar Romeon duke i thënë se ka pasur gjatë gjithë kohës një aleancë me Heidin, e kjo vetëm për të parë reagimin e tij. Heidi e ka kundërshtuar dhe gati sa nuk qau kështu Juli nuk e vazhdoi më lojën dhe i tregoi të vërtetën.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64374 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE