Euro “Zvicër 2025”/ Shqipëria e vajzave triumfon në Tallin, merr kryesimin në grupin C5!

vovalbania May 31, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Euro “Zvicër 2025”/ Shqipëria e vajzave triumfon në Tallin, merr kryesimin në grupin C5!

Kombëtarja e vajzave triumfoi me rezultatin 1-2 ndaj Estonisë, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian ‘Zvicër 2025’.

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin ‘Le Coq Arena’ në Tallin pasditen e sotme, skuadra e drejtuar nga trajneri Armir Grima mori tre pikët e radhës, duke u renditur tashmë në vendin e parë në grupin C5. Golat për vajzat kuqezi u shënuan nga Fortesa Berisha dhe Qëndresa Krasniqi.

Trajneri Grima hodhi në fushë këtë 11-she titullare: Viona Rexhepi (GK), Luçije Gjini, Arbiona Bajraktari, Sara Maliqi, Arbenita Curraj, Fortesa Berisha, Alma Hilaj, Gresa Berisha, Qendresa Krasniqi, Megi Doçi, Kristina Maksuti.

Vajzat kuqezi zhvilluan një pjesë të parë shumë të mirë, duke krijuar raste avantazhi që në minutat e para të takimit. Goli për Shqipërinë vjen në minutën e 7-të, me Alma Hilën që pason topin te Fortesa Berisha, e cila vijon aksionin duke mundur tek për tek kundërshtaren dhe duke ia pasuar topin Kristina Maksutit, e cila godet tenton portën por topi pengohet nga mbrojtja estoneze. Topi mbetet në zonë dhe Maksuti provon sërish, duke gjuajtur drejt portës, me topin që devijohet nga Fortesa Berisha, duke kaluar Kombëtaren kuqezi në avantazh.

Estonezet barazojnë rezultatin 10 minuta më vonë, pas një aksioni të kundërshtareve nga e djathta, me Tammik që çon topin në zonë, aty ku Himanen shfrytezon mundësinë dhe e dërgon sferën në rrjetë.

Goli nuk i demoralizon kuqezezat, të cilat kërkojnë me ngulm epërsinë sërish, me disa raste të krijuara, por pa fat. Në minutën e 36-të ka dyshime edhe një penallti të padhënë për skuadrën e Grimës, me Fortesa Berishën e cila pasi futet në zonë, pengohet nga estonezet dhe rrëzohet, teksa arbitrja vazhdon lojën.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE