Juventus pas brazilianit të Premier League, bardhezinjtë ofrojnë në shkëmbim një talent!
Drejtuesit e Juventus mbeten në kërkim të një mesfushori për sezonin e ardhshëm.
Me Adrien Rabiot që ende nuk e ka ndarë mendjen për të ardhmen, në skenë del emri i Douglas Luiz, lojtar që aktivizohet me Aston Villan në Premier League.
Braziliani ka një vlerë në merkato prej 40 milionë eurosh, megjithatë “Zonja e Vjetër” ka gati planin për të ulur disi kostot e këtij transferimi të mundshëm. Kështu, bardhezinjtë janë gati të ofrojnë përveç parave edhe kartonin e mesfushorit McKennie ose edhe talentin që është në huazim te Frosinone, Matias Soule.
Hapat e parë drejt këtij operacioni tashmë kanë nisur teksa në Torino ka zbarkuar drejtori sportiv i Aston Villas, Monchi. Përveç, McKennie dhe Soule, Monchi është i interesuar edhe për Chiesën me Aston Villën që kërkon përforcime pasi sezonin e ardhshëm luan në Champions League.
Bisedimet janë të hapura dhe drejtuesit sapo kanë hapur letrat në tavolinë, teksa mbetet për t’u kuptuar në ditët e ardhshme se çfarë po planifikon Juventus me Aston Villën.