Kthjellime, vranësira dhe temperatura deri në 29 gradë Celsius, parashikimi i motit për ditën e sotme

vovalbania May 31, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kthjellime, vranësira dhe temperatura deri në 29 gradë Celsius, parashikimi i motit për ditën e sotme

Sipas MeteoAlb në vendin tonë parashikohet rritje e vlerave barike duke sjellë përmirësim të theksuar të kushteve atmosferike në të gjithë Shqipërinë.

Për pasojë; orët e paradites do të mbizotërohen nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare ndërsa pasditja do të shpeshtojë vranësirat në zonat veriore dhe qendrore duke lënë nën ndikimin e motit të kthjellët zonat jugore të vendit.

Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës. temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 9°C vlera më e ulët deri në 29 gradë Celsius vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe fortë në det me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi permanent Jugor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 4 ballë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE