Madonna paditet për ‘pornografi’ nga spektatorë të koncertit në Los Angeles!

vovalbania May 31, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Madonna paditet për ‘pornografi’ nga spektatorë të koncertit në Los Angeles!

Madonna është paditur nga një spektator i koncertit të saj të turneut të fundit në SHBA për “pornografi të pa paraljamëruar” në skenë, duke argumentuar se në vend të shfaqjes muzikore ishte detyruar të shihte “gra të zhveshura nga mesi e lart, duke kryer simulime aktesh seksuale në skenë”.

Padia e ngritur dje në Los Angeles nga ankimuesi Justen Lipeles, përmend gjithashtu akuza të tjera për koncertin e 7 marsit në sallën Kia Forum, ku akuzohen këngëtarja dhe organizatorët e eventit Live Nation.

Në të përmendet nisja e vonuar e koncertit, refuzimi i lejimit të ajrit të kondicionuar në sallë nga këngëtarja, dhe “pornografia në skenë” si ‘e pakërkuar dhe e panjoftuar’.

Lipeles kishte blerë dy bileta nga $500 për koncertin që duhet të niste në 8.30 të darkës por që nisi në 10.00

Në padi thuhet: “Temperatura brenda Kia Forum ishte shumë e nxehtë pasi Madonna kishte refuzuar të lejonte ndezjen e ajrit të kondicionuar”.

Lipeles thotë se “djersinte vazhdimisht dhe ndjehej i sëmurë”, ndërsa kur fansat ishin ankuar për këtë me zë të lartë, Madonna u kishte sugjeruar “hiqni rrobat”.

Ai ankohej se kënget nuk këndoheshin live nga Madonna por ishin të regjistruara, ndërsa më tej ishte detyruar të shikonte në skenë “vajza të zhveshura nga mesi e lart që stimulonin lëvizje aktesh seksuale në skenë”.

“Kjo më bëri të ndjehesha se ishte duke shikuar prodhimin e nëj filmi pornografik”, tha Lipeles, i cili po padit për shkelje të kontratës, keqinterpretim, reklamë të rreme dhe trazirë emocionale e fizike.

Padia thotë se veprimet e Madonna në skenë ishin “të qëllimshme, ekstreme dhe revoltuese, me qëllim të krijonin trazirë emocionale ndaj spektatorëve”.

Madonna e Live Nation nuk kanë komentuar mbi padinë, shkruan rrjeti britanik The Guardian.

Rasti bëhet i dyti për koncertet e saj në turneun aktual Celebration.

Në janar, dy spektatorë të nga New York, Michael Felloës e Jonathan Hadden paditën Madonna për nisjen e vonuar të koncertit, por jo për pornografi, edhe pse elementet skenike ishin të ngjashme me koncertin e marsit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE