Miriam Cani rikthehet në muzikë, Alban Skënderaj zbulon surprizën
Në episodin e radhës së podcastit “Inspire” me Alketa Vejsiun, publiku shqiptar ka mundësinë të njohë në një tjetër dimension një prej ikonave të muzikës shqiptare, Alban Skënderajn.
Me një karrierë që shtrihet në dy dekada, Albani ka arritur të krijojë një lidhje të veçantë me publikun përmes këngëve të tij që pasqyrojnë dashurinë, dhimbjen, shpresën dhe jetën në të gjitha dimensionet e saj.
Mes të tjerash ai rrëfeu se dëshiron që Miriam Cani të riktheht në muzikë dhe se do donte të bënin një album, ashtu siç ajo e ka qejf.
“Unë e shoh një artiste të jashtëzakonshme, me shije. E rritur dhe e brumosur ndryshe në Perëndim. Si artiste te ajo mbizotëron Gjermani, Perëndimi dhe Amerika. Ajo është zero ne kompromis. Unë ndjej që ajo duhet të rikthehet nga shtatori dhe unë duhet ta bind që ajo të ulet bashkë me mua dhe të krijojmë diçka. Do kisha shumë dëshirë që të bënim një album për Miriamin, por ta bënim siç e do ajo. Pa bërë shumë analiza. Një gjë siç e ka ajo qejf.”-tha Albani.