Një buqetë me lule për Heidi Bacin, por nga kush?
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Një buqetë me lule për Heidi Bacin, por nga kush?](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2024/05//nje-buqete-me-lule-per-heidi-bacin-por-nga-kush.jpeg)
Finalja e emisionit më të përfolur shqiptar momentalisht, “Big Brother VIP 3” dhe rrugëtimit të pesë finalistëve u mbajt me 25 Maj në Top Channel. Një reality-show i mbushur me lot, surpriza, dashuri, arritje, çmenduri, por mbi të gjitha transparencë. Edicionin e tretë të “Big Brother Vip” fituese u shpall Egla Ceno.
Pas mbarimit të “BBV3” për disa ditë Heidi nuk ishte aktive në rrjete sociale dhe as në intervista madje në After Party-n e organizuar u shfaq me syze dielli. E gjithë kjo u shpjegua nga Heidi e cila tregoi se kishte një problem shëndetësor me sytë dhe se shumë shpejt do të jetë aktive.
Së fundmi ish-banorja ka postuar në Instastory një buqetë me lule ku ndodhen edhe dy foto të saj me Romeon e duket se mund të jenë dërguar nga ndonjë fans, pasi Heidi ka shkruar:
Ju duam prej vërteti
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2024/05/nje-buqete-me-lule-per-heidi-bacin-por-nga-kush-6659f672b007f.jpeg)