Digjen dy vetura me targa serbe në veri të Kosovës!

vovalbania June 01, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Digjen dy vetura me targa serbe në veri të Kosovës!

Dy vetura me targa serbe janë djegur mëngjesin e së shtunës në Mitrovicën e Veriut, njoftoi Policia e Kosovës.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Veton Elshani, tha për Radion Evropa e Lirë se policia nuk e ka identifikuar ndonjë të dyshuar për këtë incident, por prokurori e ka iniciuar rastin si “zjarrvënie”.

“Një veturë Skoda Octavia me targa serbe u përfshirë komplet nga zjarri dhe ky zjarr e kaploi pastaj edhe veturën e tipit Mercedes C class, po ashtu me targa Serbe”, tha Elshani.

Ai tha se ngjarja ndodhi në rrugën “Kral Petri” në Mitrovicën e Veriut në orën 02:25 më 1 qershor.

“Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe e kanë lokalizuar zjarrin. Eksperti i zjarrit dhe hetuesi kujdestar e njoftoi prokurorin, i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si ‘zjarrvënie’”, tha Elshani.

Në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, edhe në të kaluarën janë regjistruar raste të djegieve të makinave dhe pronave.

Në fillim të prillit, një pjesëtarit të policisë kufitare të Kosovës iu dogj vetura në Mitrovicë të Veriut.

Në mars u regjistruan dy djegie të pronave të serbëve në Kosovë. Një lokal, në pronësi të nënkryetares së Zveçanit, Natasha Tomaniç, u dogj më 8 mars. Ajo, dhe autoritetet e sigurisë, thanë se zjarrvënia dyshohet se ishte e qëllimshme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 63996 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE