Dita e parë e qershorit 2024, ja parashikimi i motit për sot!
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme e kjo për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa e me origjinë perëndimore.
Moti parashikohet me kthjellime, si dhe me alternime vranësirash kalimtare mesatare e hera-herës deri të dendura, me këto të fundit më të theksuara në relievet malore në lindje. Në relievet malore ka reshje shiu afatshkurtra e të dobta, si dhe lokalisht në formën e shtrëngatave, shoqëruar me shkarkesa elektrike e breshër. Në relievet kodrinore të vendit, nga orët e mesditës e deri në të pasdites nuk mungojnë shirat e dobët afatshkurtër e lokal. Mjegullinë pati në zonat luginore në orët e mëngjesit, si dhe ka në momentin e reshjeve të shiut.
Era fryn me drejtimin jugperëndim – juglindje e me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e në lugina, era fiton shpejtësi dhe bëhet relativisht intensive deri në 12 apo 16 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
19/30
Diell re shi
Kukës
16/29
Diell re shi
Lezhë
19/30
Diell re
Dibër
15/29
Diell re shi
Durrës
19/31
Diell re
Tiranë
19/32
Diell re
Elbasan
19/32
Diell re
Berat
17/33
Diell re
Vlorë
18/32
Diell re
Korçë
13/28
Diell re shi
Gjirokastër
15/31
Diell re
Sarandë
18/30
Diell re