E mitura tentohet të rrëmbehet me forcë nga makina, gjyqtarja Majlinda Dogga refuzon urdhrin e mbrojtjes

vovalbania June 01, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E mitura tentohet të rrëmbehet me forcë nga makina, gjyqtarja Majlinda Dogga refuzon urdhrin e mbrojtjes

Fëmijët kanë festuar sot 1 Qershorin, teksa shumë organizata kanë bërë thirrje për më shumë mbrojtje dhe siguri për ta. Por Shqipëria duket se është një ndër ato shtete ku siguria e fëmijëve është thuajse inekzistente edhe kjo edhe për faj të drejtësisë.

Një ngjarje e rëndë është shënuar pak ditë më parë në Tiranë, pasi një vajzë është tentuar të rrëmbehet nga duart e babait të saj.

https://vip-magazine.al/wp-content/uploads/2024/06/665b71dd76148.mp4

Qytetarit me iniciale A.N, i është bërë pritë nga familjarët e ish-bashkëshortes së tij, të cilët kanë tentuar t’i rrëmbejnë vajzën nga dritarja e makinës.

Ka qenë tezja e vajzës, shtetasja me inicialet D. K., e cila siç shihet dhe në videon e siguruar nga kamerat e sigurisë, në momentin që makina e zotërisë në fjalë ka qëndruar në hyrjen e garazhit, rrëmben vajzën nga sedilja e pasme dhe tenton të largohet.

Plani ka qenë i mirëmenduar, pasi “BMW”-së i është bllokuar rruga nga pas dhe zonja në fjalë, e ndihmuar dhe nga dikush tjetër, do kishte ikur bashkë me fëmijën, nëse nuk do kishte reaguar në kohë zotëria, i cili ka arritur ta rikthejë në automjet vajzën.

Pas ngjarjes, shtetasi me iniciale A.N, i është drejtuar gjykatës, ku ka kërkuar urdhër mbrojtjeje, pasi sipas tij, ndihet i kërcënuar nga familjarët e ish-bashkëshortes.

Ai ka paraqitur si provë edhe videon në fjalë, por për çudi gjyqtarja Majlinda Dogga ka injoruar pamjet dhe e ka rrëzuar kërkesën e tij me një vendim të marrë ditën e sotme.

Sot që është 1 qershori bëhet thirrje për më shumë mbrojtje për fëmijët. Sot të gjithë janë sensibilizuar për t’u bërë bashkë për të vegjlit, por e vetmja që ka bërë të kundërtën është Majlinda Dogga. Sot që kjo gjyqtare duhej të merrte një vendim pro mbrojtjes së fëmijëve, por ka bërë të kundërtën.

Fëmijët nuk mund të vuajnë pasojat e një sistemi të tillë. Shteti duhet të veprojë me ligje dhe rregulla. Nuk mund të ndodhë në vitin 2024, që të tentohet të merret me forcë një fëmijë dhe gjyqtares t’i duket veprim normal. /Marrë me shkurtime nga Pamfleti

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE