E rëndë në Shkodër! Një grua i jep fund jetës duke u hedhur në lumin Buna

vovalbania June 01, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E rëndë në Shkodër! Një grua i jep fund jetës duke u hedhur në lumin Buna

Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e sotme në Shkodër.

Një grua është mbytur në ujërat e lumit Buna. Ajo është nxjerrë pa shenja jete. Sipas policisë Shefike Osja, 63 vjeç, është vetëmbytur.

Trupi i pajetë është gjetur brenda një kohe të shkurtër dhe është dërguar në morgun e spitalit rajonal të Shkodrës.

Pas këqyrjes së trupit rezulton se nuk kishte shenja dhune. Policia dyshon se gruaja është vetëmbytur.

Grupi hetimor vijon hetimet për ta zbardhur të plotë këtë ngjarje.

Kujtojmë se kjo ngjarje vjen pak javë pas tragjedisë së Shkodër, ku Alma Arrazi, së bashku me tre fëmijët e saj u mbytën në lumin Buna.

Rrethanat e kësaj ngjarjeje ende mbeten mister, ndërsa në pranga u vu bashkëshorti i saj si person i dyshuar që ka nxitur 39-vjeçaren të mbytej bashkë me fëmijët.

Vijon…

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64082 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE