Kosova njofton gjetjen e dhjetëra uniformave të policisë serbe në veri!

vovalbania June 01, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kosova njofton gjetjen e dhjetëra uniformave të policisë serbe në veri!

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla informon se gjetën dhjetëra uniforma të policisë serbe, si dhe të forcave speciale po serbe e gjithashtu pjesë të uniformave të Policisë së Kosovës, në një fshat në veri të vendit. Në një postim në Facebook, ai tha se autoritetet kosovare i zbuluan uniformat në një shtëpi në Isev të Poshtëm, në komunën e Leposaviçit, pasi morën një informatë.

Sveçla nuk tregoi se kur u gjetën uniformat dhe as si përfunduan atje. Por, shtoi se “kjo është edhe një dëshmi e radhës se mekanizmat e sigurisë së Serbisë ishin dhe mbeten përgjegjësi i tentativës për destabilizim dhe aneksim të veriut të vendit tonë”.

Gjetja e këtyre uniformave vjen rreth dy javë pasi Policia e Kosovës konfiskoi përsëri armatim në veri të vendit. Tensionet në veri mbeten të larta prej vitit të kaluar, sidomos pas një sulmi me armë kundër Policisë së Kosovës nga një grup serbësh më 24 shtator 2023 në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku u vra një rreshter policie dhe tre sulmues serbë.

Pas sulmit, Sveçla pati thënë se Kosova gjeti prova që dëshmonin se Serbia u përpoq ta aneksojë veriun e Kosovës dhe se sulmuesit ishin përgatitur për një kohë të gjatë në bazat ushtarake të ushtrisë serbe brenda Serbisë. Kjo është mohuar nga Beogradi.

Kosova e akuzoi Serbinë për sulmin e 24 shtatorit, por Beogradi zyrtari vetëm i mohon akuzat duke mos pranuar gjë. Pak kohë pas sulmit, përgjegjësinë e mori Milan Radoiçiç, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve të Kosovës e që gjithashtu gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Ai e pati pranuar publikisht organizimin e sulmit edhe pse vazhdon që të jetë i lirë. Nga Kosova u largua pas sulmit që u dënua gjerësisht. Prej ngjarjeve të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, autoritetet e Kosovës kanë raportuar disa herë për armatime të konfiskuara në pjesën veriore të vendit me shumicë serbe.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64105 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE