“Më vjen shumë inat që kam rënë pre e ligësisë…”/Sara dhe Françeska përballen sërish në “Post Big Brother”!
Sara dhe Françeska kanë patur përplasje të forta gjatë qëndrimit të tyre brenda shtëpisë së BBV, madje ky ishte shkaku që Sara Gjordeni u largua me Zarf të Zi. Mirëpo marrëdhëniet mes tyre nuk janë qetësuar, pasi të ftuara tek “Post BBV”, dyshja ka vijuar të debatojë ashpër.
Pjesë nga debati:
Sara: Më vjen shumë inat që kam rënë pre e ligësisë për fjalorin e keq
Françeska: Moralistja e madhe ti.
Sara: E kam deklaruar disa herë brenda shtëpisë që unë isha futur për personin që më kishte rritur dhe çmimi në rast se do ta kisha firuar do të shkonte për gruan që mua më kishte rritur dhe vetëm tre ditë para se të futesha në Big Brother kishte fituar betejën me një sëmundje shumë të rëndë, ky është i vetmi moment që më vjen. Iii këto reagime për kauzën që unë kisha në Big Brother
Françeska: Siç ke ti kauzë kemi edhe në të tjerët, nuk je e vetmja me kauzë në këtë botë, e vetmja me halle në këtë botë.
Sara: Sigurisht që u pendova.