“Në nerva e sipër vendosa të…”- Argjira zbulon çfarë ndodhi mes saj dhe Gracianon

vovalbania June 01, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Në nerva e sipër vendosa të…”- Argjira zbulon çfarë ndodhi mes saj dhe Gracianon

Argjira Spanca ka treguar për herë të parë se çfarë ka ndodhur mes saj dhe Graciano Taganit.

E ftuar në ‘Cherry on top’, moderatorja tregoi që patën një krizë pas daljes së tij të parë nga ‘Big Brother Vip’, por tani janë bashkë dhe i kanë zgjidhur të gjithë keqkuptimet.

Ajo e falenderoi për gjithçka që ka bërë për të dhe tha se suksesin që ka tani, e ka falë tij.

“Një kërkesë që i kam bërë është që kur të futet aty brenda të mos e përmendte pjesën tonë, sepse doja ta mbaja për vete dhe nuk doja të bëja këto dramat, që janë të pashmangshme se njerëzit do i kuptojnë. Komentuesit çdo ditë më të tepër bëhen më të egër, nuk e përjetova shumë këtë herë, por herën e parë kur u fut e përjetova keq, rashë dhe 5 kile. Nuk isha dakord të futej, nuk e doja vëmendjen e tepërt.

Pasi u fut e suportova dhe nuk doja të bëhesha ndalesë, një krizë ndodhi pas daljes së tij, që ishim për mospërputhje mendimesh. Në nerva e sipër vendosa të fshija fotot, që mu thaftë kjo dorë’, por nuk ishte BB arsyeja kryesore. Nuk i ktheja dot më se më vinte inat.

Ditën që është futur kemi folur në kamera, i dhashë fjalën që jashtë do jem për të diskutuar përsëri, është lidhje 5-vjeçare, nuk hidhet poshtë për gjëra të vogla. Edhe pas daljes, nuk u ndava, nuk më eci.

Unë jetoj te shtëpia e Gracianos, hapa derën. Kisha bërë ca ndryshime në look se kisha bërë dhëmbët dhe i shokuar po më thoshte ‘çfarë ke ndryshuar?’ , i thash ‘e pra, single lady’ (qesh). Tha saktësisht fjalët që doja të dëgjoja, që ishte penduar. Më tha ‘më fal’”, tregoi Argjira.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE