Si është gjendja fizike e futbollistëve të kombëtares shqiptare përpara nisjes së Euro2024?
Çdo javë emisioni “Vitality Vibes” trajton një patologji të ndryshme, ku flasin njerëzit rreth një sëmundje, sqarohet si nisen simptomat e para dhe ndjesitë e tij. Më pas ky rrëfim i tregohet ekipit të mjekëve i cili shikon nëse mund të nxjerrin një diagnozë paraprake pa vizituar pacientin ose mund t’i japin një këshillë në mënyrë direkte, medikamente, ushtrime, këshilla, etj.
Këtë episod me Ilvi Begollin kanë qenë të ftuar disa përfaqësues të kombëtares shqiptare të futbollit. Ata janë fizioterapisti Arjan Llaperi, fizioterapisti Arzen Voci dhe futbollisti Klaus Gjasula, që na ka përfaqësuar ndër vite më këtë ekip kombëtar me një performancë shumë të lartë.
Në prag të fillimit të ndeshjeve të Euro2024, në studio u diskutua rreth kujdesit që sportistët duhet të kenë gjatë kësaj periudhe dhe faktit se si një garë e tillë ndikon tek ta. Si është gjendja aktuale fizike e tyre?
Arjan Llaperi: Jo vetëm me teknika. Ne aty bëjmë edhe anën njerëzore, prindërore. Kemi pasur raste edhe kur janë sëmurë djemtë dhe i kemi shkuar ke dhoma me ushqim, duke i ndejtur afër si me qenë vëllezërit tonë, fëmijët tonë. Edhe ka shumë forma që lojtarët që vijnë nga jashtë i kanë ndeshjet e rëndësishme edhe të ndihen sa më të ngrohtë, të ndihen si në familje, të ndjejnë atë përkujdesjen, sepse çdo gjë fillon nga truri. Të ndihen mirë psikologjikisht të relaksuar, të përkujdesur. Jo të përkëdhelur, por të përkujdesur. Ato do të jenë edhe më mirë pastaj në fushë fizikisht. Pastaj, kjo është edhe puna jonë. Për këtë paguhemi. Për këtë shkojmë tek Kombëtarja që t’i shërbejmë dhe kanë pasur rezultate shumë të mira.
Arzen Voci: Unë e kam provuar me Tiranën shpeshherë gjatë gjithë këtyre viteve. Largohemi shpesh me grumbullime. Disa herë gati edhe një mujore gjatë verës sidomos. Edhe në një farë pike në thonjëza do kemi edhe ne Big Brother-in tonë. Të mbyllur, duke parë gjithë ditën njëri-tjetrin. Çdo gjë e planifikuar. Çdo gjë me orare kur do hamë, kur do shkojmë në stërvitje, kur do të trajtohen. Çdo gjë është e skeduluar për një muaj rresht. Sjell pak atë frustrimin e vet dhe mbi të gjitha ti si staf mjekësore përveç se bën pjesën që bën sportisti, ti ke edhe pjesën për të qenë në gadishmëri për t’i shërbyer atyre nga ana mjekësore.