“Dora e fortë” e policisë në rrugët e vendit/18 shoferë në telashe!

vovalbania June 02, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Dora e fortë” e policisë në rrugët e vendit/18 shoferë në telashe!

Policia “me dorë të hekurt” në rrugët shqiptare. 18 shoferë të prangosur ose proceduar e rreth 13 mijë gjoba në vend, në javën që po lëmë pas. Blutë kapën drejtues pa patentë e në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, si dhe nën efektin e alkoolit apo lëndëve narkotike.

Në rreth 13 mijë gjoba, afro 9 mijë janë për qëndrim të gabuar e që përbëjnë dhe pjesën dërrmuese të masave administrative. Pjesa tjetër është për xhama të zinj, shpejtësi mbi normat e lejuara, përdorim celulari gjatë drejtimit, mosvendosjen e rripit të sigurimit apo mosrespektim të sinjalit “Stop”. 14 automjete u bllokuan, përfshirë një me targa të huaja.

Konkretisht, 6 drejtues u ndaluan për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, 2 persona u kapën pa leje drejtimi, 7 persona u gjetën në shkelje të rregullave të qarkullimit. 2 persona u proceduan  për korrupsion aktiv. 1 person për drejtim mjeti nën ndikim e lëndëve narkotike

Sipas policisë, brenda javës janë dhënë 12.742 masa administrative, mesatarisht 1.813 në ditë. 68 masa për xhama të zinj, 681 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara, 410 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit, 713 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit, 58 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”, 8.732 masa për qëndrim të gabuar.

Po ashtu, janë 9 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit, 45 raste për tejkalim shpejtësie, 3 raste të ndryshme, ndërkohë që 14 automjete u bllokuan, përfshirë 1 me targa të huaja.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65741 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE