Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katari mbështesin propozimin e Bidenit për armëpushim!

vovalbania June 02, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katari mbështesin propozimin e Bidenit për armëpushim!

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan dhe Emiri i Katarit Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani kanë diskutuar propozimin e Bidenit për armëpushim, kështu njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve e Emirateve të Bashkuara Arabe (WAM).

Të dy liderët theksuan rëndësinë e një armëpushimi në Gaza dhe mbrojtjen e civilëve në përputhje me të drejtën ndërkombëtare humanitare.

Ata pohuan gjithashtu mbështetjen e tyre për të gjitha iniciativat dhe përpjekjet që synojnë de-përshkallëzimin e situatës në Rripin e Gazës, mbrojtjen e jetëve të civilëve dhe një rrugë drejt paqes së qëndrueshme në rajon bazuar në një zgjidhje me dy shtete.

Të dy liderët diskutuan gjithashtu mënyrat për të zgjeruar bashkëpunimin bazuar në interesa të përbashkëta.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu reagoi sot dhe deklaroi se nuk do të ketë armëpushim të përhershëm në Rripin e Gazës, nëse siç theksoi, “nuk shkatërrohen kapacitetet qeverisëse e ushtarake të Hamasit”, grupit të shpallur “terrorist” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e gjithashtu nga Bashkimi Europian.

Shefi i qeverisë Netanyahu reagoi përmes një komunikate online, një ditë pasi presidenti amerikan, Joe Biden, tregoi se Izraeli ka propozuar një marrëveshje me tre faza për një armëpushim në Gaza, në këmbim të lirimit të pengjeve izraelite nga Hamasi.

Kushtet e Izraelit për t’i dhënë fund luftës nuk kanë ndryshuar: shkatërrimi i kapaciteteve qeverisëse dhe ushtarake të Hamasit, lirimi i të gjitha pengjeve dhe garancia se Gaza nuk përbën kurrë më kërcënim për Izraelin, vuri në dukje Netanyahu.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65037 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE