FOTOT/ Ish-banorja e “BBV” së shpejti nënë për herë të parë? Efi Dhedhes nxit dyshimet, ja çfarë bëri ajo

vovalbania June 02, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
FOTOT/ Ish-banorja e “BBV” së shpejti nënë për herë të parë? Efi Dhedhes nxit dyshimet, ja çfarë bëri ajo

Ish-banorja e sezonit të dytë të “BBV”, Mikela Pupa ka nxitur dyshinet e fansave se është në pritje të ëmbël.

Së fundmi ajo ka postuar në Instagram me miken e saj Efi Dhedhes, ndërsa ajo që bie në sy është barku i rrumbullakosur i ish-banores.

Festa “Pijama Party” ishte organizuar nga Jori Delli dhe Efi për Mikelën, duke treguar se vajzat tashmë kishin diçka për të festuar.

Për të mos mjaftuar kjo, Mikela nxiti dyshimet pasi dorën e mbante tek barku i fryrë, ndërsa edhe Efi dukej që me njërën dorë sikur dëshironte ti prekte barkun shoqes së saj.

Të shumta ishin edhe komentet e fansave të cilët e uruan Mikelën për shtatzëninë, megjithëse një lajm i tillë nuk është konfirmuar akoma nga ana e kësaj të fundit.

Kujtojmë që prej kohësh ish-banorja e “BBV” është në një lidhje me mikun e Efit, me të cilin prej më shumë se një viti ka nisur edhe bashkëjetesën.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE