Matura Shtetërore, Manastirliu: Asnjë tolerancë për administratorët!

vovalbania June 02, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Matura Shtetërore, Manastirliu: Asnjë tolerancë për administratorët!

Një ditë përpara fillimit të provimeve të Maturës, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu zhvilloi një takim me monitoruesit që do të ndjekin nga afër të gjithë procesin. Provimet e Maturës nisin nesër, me Gjuhën e Huaj. Më 10 qershor do të zhvillohet provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, ndërsa më 18 qershor, i Matematikës.

Në të gjithë Shqipërinë janë 144 qendra ku do të zhvillohen Provimet e Maturës dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit do të monitorojë procesin me përfaqësues të deleguar, duke siguruar që çdo hap i procesit të garantojë transparencën e duhur. Do të angazhohen rreth 2 mijë e 900 mësues e punonjës të arsimit që do të jenë përgjegjës për mbarëvajtjen e provimit në çdo qendër provimi nga veriu në jug, tha ministrja Manastirliu.

Gjithë puna që është bërë përgjatë këtyre muajve kurorëzohet me fillimin e procesit të provimeve të Maturës Shtetërore për të gjithë maturantët, në mbarë vendin tonë.

Në provimet e Maturës Shtetërore do të marrin pjesë rreth 28 mijë nxënës, maturantë. Për monitorimin dhe administrimin e procesit do të angazhohen më shumë se 2 mijë e 900 punonjës të sistemit arsimor, përfshirë mësues, administratorë provimesh e staf të MAS-së dhe strukturave të varësisë.

Do të jenë 1 mijë e 900 administratorë provimi që monitorojnë grupe prej 15-20 nxënësish, 200 përgjegjës të administrimit, 250 administratorë të sekretimit, 290 përgjegjës për strukturat shkollore e mësues ndihmës për mbështetjen e nxënësve me aftësi të veçanta. Gjithashtu janë 230 administratorë për monitorimin dhe vlerësimin e mbarëvajtjes së testimeve në të 144 pikat e provimeve, shtoi më tej Manastirliu.

Po ashtu, ministrja e Arsimit dhe Sportit vuri theksin në fund te zbatimi me rigorozitet i rregullores së Maturës Shtetërore.

Kemi një rregullore që duhet zbatuar nga të gjithë, që nga shkollat e deri në nivel kombëtar. Shpresoj të mos kemi parregullsi, por nuk do të ketë asnjë tolerancë për rastet që shkelin rregulloren. Nxënësit duhet të jenë të qetë dhe të sigurt gjatë këtij procesi provimesh, theksoi ministrja Manastirliu.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE