Pak ditë para finales, Albano largohet përfundimisht nga “Ferma VIP”

vovalbania June 02, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Goditje” e fuqishme nga “Ferma VIP, bëjnë pjesë të tyre këngëtaren e njohur!

Që pas spektaklit të fundit, ku u publikuan disa video me momente intime mes aktorit dhe këngëtares Baby G, Albano është përballur me një sërë dilemash, por edhe diskutime të shumta me fermerët e tjerë.

Gjatë ditës së djeshme, Albano është përballur me injorimin e Baby G, por edhe me fermerët e tjerë, të cilët kanë qenë më të tërhequr.

Madje në një moment, mes Albanos dhe Robertit ka pasur edhe një debat. Artisti i ka kërkuar Albanos që të shkojë tek shtëpia e fakirit për thyerje të rregullores, por ky urdhër nuk është pranuar nga aktori i cili i ka kujtuar Robertit se është kryefermer dhe jo Agai.

Më pas, në fermë mbërriti zarfi nga Agai, i cili u lexua nga Çiljeta dhe dënoi Albanon, duke e dëruar tek shtëpia e fakirit.

Kjo nuk u pranua nga aktori, i cili më pas vendosi që të largohet.

Aktori teksa foli me Çiljetën për situatën me Baby G pranoi se ndjenjat ja ka shprehur këngëtares në një moment dobësie, por kanë qenë të vërteta dhe nuk e ka gënjyer asnjë herë.

E gjithë situata dhe përballja me pjesën tjetër të fermerëve, duket se e ka shtyrë Albanon që të largohet përfundimisht nga ky rrugëtim, pak javë para finales së madhe.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64720 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE