Parashikimi i motit, e diel, 2 qershor 2024!
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa e me origjinë perëndimore.
Moti parashikohet me kthjellime, si dhe me alternime vranësirash kalimtare mesatare e hera-herës deri të dendura. Këto të fundit janë më të theksuara në relievet malore në lindje. Në relievet malore, ka reshje shiu afatshkurtra e të dobëta, si dhe lokalisht në formën e shtrëngatave, shoqëruar me shkarkesa elektrike e breshër.
Në relievet kodrinore të vendit, në orët e mëngjesit dhe në mesditë nuk mungojnë shirat e dobët afatshkurtër e lokalë. Mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit, si dhe në momentin e reshjeve të shiut.
Era fryn me drejtim jugperëndim – juglindje e me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e në lugina, era fiton shpejtësi 8-12 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
18/31
Diell re shi
Kukës
16/29
Diell re shi
Lezhë
17/31
Diell re
Dibër
16/29
Diell re shi
Durrës
18/32
Diell re
Tiranë
20/34
Diell re
Elbasan
17/34
Diell re
Berat
17/34
Diell re
Vlorë
21/32
Diell re
Korçë
14/29
Diell re shi
Gjirokastër
16/33
Diell re
Sarandë
20/32
Diell re