Përgatitjet për “Euro 2024″/ Sylvinho: Detyra jonë t’i përgatisim të gjithë lojtarët, në fushë zbresin më të mirët!

vovalbania June 02, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Përgatitjet për “Euro 2024″/ Sylvinho: Detyra jonë t’i përgatisim të gjithë lojtarët, në fushë zbresin më të mirët!

Trajneri Sylvinho doli sot në konferencën për shtyp, në lidhje me përgatitjet e kombëtares shqiptare për Euro 2024.

Braziliani u shpreh se po përgatit sa më mirë lojtarët, që të japin kontributin e tyre për kombëtaren e Shqipërisë.

“Këtu është një atmosferë shumë e mirë. Donim që ta nisnim në Tiranë, për të ndier atmosferën dhe entuziazmin e njerëzve. Kemi 3-4 ditë që kemi nisur fazën përgatitore. Kemi Seferin që luajti në datën 29 maj, kemi Abrashin që ka luajtur së fundmi, mbrëmë u bashkua me grupin. Kemi edhe kapitenin Gjimshiti që ka një ndeshje për të luajtur. Do të bashkohet nesër me ne.

Po përgatitemi sa më mirë për Euro 2024. Kam parë motivimin e duhur te skuadra. Nuk na mungon karikimi dhe motivimi, kjo është një gjë shumë e bukur. Kemi lojtarë me karakteristika të ndryshme. Nesër, me shumë mundësi do e kemi grupin të plotë. Ka lojtarë që kanë ardhur nga shumë ndeshje. Nuk po them që janë të lodhur, por duhet t’i menaxhojmë mirë.

Si edhe ata që nuk kanë luajtur shumë. Euro 2024 është turne i shpejtë dhe dinamik. Duhet të përgatitim sa më mirë lojtarët, që të japin kontributin e tyre për kombëtaren e Shqipërisë. Duhet të përgatitim të gjithë lojtarët, të gjithë, dhe të aktivizojmë më pas më të mirët. Gjithë grupi ka karikimin e duhur”, tha braziliani.

Trajneri Sylvinho, në një konferencë për shtyp nga Graci i Austrisë, iu përgjigj kritikave për listën e futbollistëve të zgjedhur prej tij për “Euro 2024”.

 “Në një turne të tillë si Europiani 1 minutë mund të bëjë diferencën. Në çdo moment mund të ndryshohet situata, çdo futbollist mund të bëjë diferencën. Lojtarët që nuk e kuptojnë këtë situatë i bie që të mos jenë në gjendje të zbresin në fushën e lojës.

Miqësoret me Lihtenshtejnin dhe Azerbajxhanin? Ideja ime është që të hedhim në fushë lojtarët që kanë luajtur më pak. Dhe të rikuperojmë ata që kanë luajtur më shumë me klubet e tyre.

Lista? Nuk kam kohë të shoh se çfarë thuhet në publik. Kam shumë ngarkesë dhe punë për të bërë. Nuk arrij të jem në gjendje të ndjek debatet që bëhen. Secili ka mendimin e vet për listën”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 56956 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE