Programi i PD-së, Basha: Luftë kundër korrupsionit e për mirëqeverisje!

vovalbania June 02, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Programi i PD-së, Basha: Luftë kundër korrupsionit e për mirëqeverisje!

Një ditë pas Kuvendit Programor të Partisë Demokratike zyrtare, sot kryetari Lulzim Basha ka ndarë në rrjetet e tij sociale disa nga propozimet për luftën kundër korrupsionit dhe mirëqeverisjen.

Sipas Bashës, programi i prezantuar një ditë më parë erdhi si rezultat i një pune të gjatë dhe gjithëpërfshirëse të ekspertëve vendas e të huaj, një vit para zgjedhjeve, si një angazhim i PD-së për t’iu dhënë qytetarëve kohën e duhur për t’u njohur me propozimet e për të nisur një debat kombëtar mbi alternativën e prezantuar.

Me propozimet për luftën kundër korrupsionit dhe shtetit të së drejtës, krahas propozimeve të kahershme për vetingun e politikanëve, heqjen e imunitetit dhe mbështetja për SPAK-un, spikasin risi si themelimi i njësisë së zbulimit dhe rekuperimit të aseteve dhe pasurive të vjedhura, me anë e të cilës do të gjurmohen pasuritë e vjedhura nga zyrtarët e korruptuar, kudo që ato janë fshehur, brenda dhe jashtë vendit, për t’ia kthyer shtetit.

Kthimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit, KLSH-së në një gjykatë auditi, pra jo vetëm një institucion rekomandues, por me të drejta të plota vendimmarrëse, ekzekutivi i të cilave do të jetë detyrues për ekzekutivin; ndarja e Shqipërisë në 5 rajone, në përputhje me kërkesat e Bashkimit Europian (BE), duke fuqizuar zhvillimin ekonomik të barabartë në gjithë territorin, heqja dorë nga qeveria e re e PD nga të gjitha gjyqet kundër individëve, qofshin këto për njohjen e pensionit apo të tjera, duke bërë të mundur që mijëra qytetarë që janë në gjyq me shtetin të fitojnë të drejtat e mohuara, duke lehtësuar kësodore edhe sistemin gjyqësor, që mbart mbi 25 mijë çështje të tilla, të cilat bllokojnë punën e gjyqësorit shqiptar duke vonuar kështu vendosjen në vend të së drejtës”, shkruan Basha.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64056 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE