Ra në kontakt me rrymën elektrike teksa peshkonte, humb jetën 30-vjeçari në Bulqizë!

vovalbania June 02, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ra në kontakt me rrymën elektrike teksa peshkonte, humb jetën 30-vjeçari në Bulqizë!

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Bulqizë, përkatësisht në lumin e fshatit Sofraçan.

30-vjeçari me iniciale K. K., ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, e për pasojë ka ndërruar jetë.

“Rreth orës 17.30, në lumin e fshatit Sofraçan, shtetasi K.K., rreth 30 vjeç, duke peshkuar, dyshohet me gjenerator ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, dhe për pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE