Avokatët vijojnë bojkotin në Durrës: Po na denigrohet figura…

vovalbania June 03, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Avokatët vijojnë bojkotin në Durrës: Po na denigrohet figura…

Në Gjykatën e Durrësit rrezikojnë të anulohen çdo ditë të paktën 100 seanca gjyqësore penale dhe civile për shkak të bojkotit të avokatëve gjatë kësaj jave.

Dhoma e Avokatisë vendosi bojkotin, duke përjashtuar vetëm seancat për masat e sigurisë, vendim ky që pritet të respektohet edhe nga avokatët e Tiranës dhe ata të rretheve të tjera që kanë çështje në Durrës gjatë kësaj jave.

“Ky vendim i është komunikuar edhe kryetarit të DHKA që ia ka komunikuar dhe drejtuesve të dhomave vendore të avokatisë që të respektohet nga të gjithë avokatët”, theksoi Lorval Petani, Kryetar i DHVA Durrës.

“Ka disa javë që janë mbyllur dyert e gjykatës për avokatët. Kjo nuk është etike dhe as ligjore. Cenohet parimi i barazisë së palëve mes avokatit dhe prokurorit. Avokati është institucion. Figura e tij nuk mund të denigrohet. Nëse e prekni atë keni prekur shtetin”, tha avokatja Shqiponja Meta.

Të detyruar të presin jashtë gjykatës së bashku me palët dhe kundërshtarët, avokatët shprehen se u rrezikohet edhe siguria e dinjiteti.

“Kjo cenon dhe klientët, avokatët dhe gjykatën sepse shtyhen gjyqet, por është masë parandaluese se shtyhen gjyqet, po do të jetë vonë nesër nëse një avokat do të goditet nga një palë apo do të ketë probleme. Është më mirë të parandalojmë”, tha Lorval Petani.

Ndërkohë, e përballur me këtë bojkot dhe pasojat e tij, Gjykata e Durrësit ka deklaruar se do të marrë masat për një takim të shpejtë me përfaqësues të Dhomës Vendore të Avokatisë për të gjetur zgjidhjet e mundshme, ndërsa vendimi i gjykatës është diktuar nga shtimi i organikës me gjyqtarë dhe nëpunës administrate pas zgjerimit të juridiksionit të kësaj gjykate nga 2 në 4 bashki. Sipas kryesisë së Gjykatës, godina aktuale është e pamjaftueshme në hapësira duke rrezikuar dhe sigurinë fizike të gjyqtarëve.

“Mendoj se do të gjendet gjuha e përbashkët, në të kundërt do të vijojmë të ndjekim procedurat ligjore hap pas hapi”, u shpreh avokatja Shqiponja Meta.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE