Deklarata e fortë e liderit laburist: Të gatshëm të përdorim armët bërthamore!

vovalbania June 03, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Deklarata e fortë e liderit laburist: Të gatshëm të përdorim armët bërthamore!

Lideri i Partisë Laburiste, Sir Keir Starmer, ka deklaruar se është i gatshëm të përdorë armët bërthamore nëse është e nevojshme për të mbrojtur Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa shpalosi planet e mbrojtjes të Partisë Laburiste.

Ai theksoi se “siguria do të jetë gjithmonë e para” dhe se partia e tij ka lënë pas kundërshtimin e Jeremy Corbyn ndaj sistemit bërthamor.

Nëse zgjidhet kryeministër, Sir Keir tha se do të rrisë shpenzimet e mbrojtjes dhe do të përditësojë arsenalin bërthamor të Mbretërisë së Bashkuar.

Ai gjithashtu rikonfirmoi angazhimin e Laburistëve për të përmirësuar shpenzimet për mbrojtjen e vendit në 2.5% të prodhimit të brendshëm bruto, pa vendosur një afat të caktuar.

Partia Konservatore e kritikoi këtë angazhim. Kundër doli gjithashtu dhe Partia Kombëtare Skoceze duke thënë se shpenzimi për armët bërthamore është i gabuar.

Sir Keir theksoi gjithashtu angazhimin e Laburistëve për të marrë një rol udhëheqës në NATO dhe premtoi të mbajë një ministër të dedikuar për veteranët në kabinetin e tij nëse fiton zgjedhjet.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64080 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE