Hamasi pranon propozimin e SHBA-ve për armëpushim!

vovalbania June 03, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Hamasi pranon propozimin e SHBA-ve për armëpushim!

“Hamasi e mirëpriti propozimin e armëpushimit në Gaza dhe tani presim përgjigjen e Izraelit”. Kështu deklaroi sot ministri i Jashtëm egjiptian, Sameh Shoukry, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Madrid. Në fund të majit, presidenti amerikan, Joe Biden prezantoi detaje të një projektmarrëveshjeje paqeje që parashikon tre faza të shmangies së përshkallëzimit, duke filluar me një armëpushim të plotë për gjashtë javë dhe një tërheqje të forcave izraelite nga zonat me popullsi të dendur në Gaza.

Marrëveshja përcakton planet për lirimin e pengjeve dhe të burgosurve, tërheqjen e Izraelit nga territori palestinez e rindërtimin e Rripit të Gazës.

Ne mbështesim me shumë bindje planin për armëpushimin në Gaza të shpallur nga presidenti amerikan Joe Bide, u shpreh ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani për Sky News 24. Eshtë koha për të arritur përfundimisht këtë armëpushim që do të lejojë lirimin e pengjeve dhe do të sjellë ndihmë për popullatën civile palestineze. Ne e mbështesim këtë ndërmjetësim dhe shpresojmë që Izraeli dhe Hamasi të bien dakord të paktën për këtë përpjekje të parë për të pezulluar luftën.

“Dje në mbrëmje, pata një bisedë telefonike me sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken”, njoftoi në X Benny Gantz, anëtar i kabinetit të luftës izraelite. Blinken e konsideroi kthimin e pengjeve si “prioritet në kronologjinë e luftës”.

Shteti i Izraelit është i përkushtuar për kthimin e pengjeve dhe e konsideron atë jo vetëm një përgjegjësi morale superiore, por edhe prioritet në kalendarin e luftës. Ne synojmë të bëjmë gjithçka të nevojshme për të ezauruar çdo mundësi për të arritur qëllimin, tha Gantz. I ripërsërita Blinken-it rëndësinë e presionit amerikan ndaj negociatorëve për të siguruar zbatimin e marrëveshjes së propozuar nga Izraeli.

Si pjesë e çdo procesi zhvillimi, Gallant theksoi angazhimin e Izraelit për të shkatërruar Hamasin si një autoritet qeveritar dhe ushtarak.

Në këtë drejtim, ai diskutoi çështjen e identifikimit dhe mundësimit të shfaqjes së një alternative të pushtetit vendor.

Benjamin Netanyahu pranoi ftesën për t’iu drejtuar me një fjalim Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan. Në një deklaratë thuhet se “udhëheqësi izraelit është i emocionuar për privilegjin që të paraqesë të vërtetën e luftës së drejtë të Izraelit në Gaza”. Por, shteti hebraik po përballet me kritika në rritje për sulmet. Numri i viktimave palestineze po i afrohet shifrës 40 mijë, shumica gra e fëmijë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE