Lufta ruse në Ukrainë, viktima nga sulmet e Rusisë në rajonin e Harkivit!

vovalbania June 03, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Lufta ruse në Ukrainë, viktima nga sulmet e Rusisë në rajonin e Harkivit!

Një civil në Ukrainë u vra dhe dy të tjerë u plagosën në të paktën pesë sulme me raketa të ushtrisë ruse në qytetin Sllobozhanske, në jug të Harkivit. Guvernatori rajonal, Oleh Synyehubov, tha se në shënjestër të sulmeve ishte një kompleks rekreativ.

Një civil u vra. Dy të tjerë, një burrë dhe një grua, u plagosën.

Gjatë javëve të fundit, forcat ruse i kanë intensifikuar sulmet në Harkiv, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, që ndodhet rreth 34 kilometra larg kufirit. Në një sulm me raketa më 31 maj, në lagjen Novobavar të qytetit, nëntë persona janë vrarë dhe disa të tjerë u plagosën.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, gjendet në Filipine, për të promovuar një samit të paqes, që do të mbahet këtë muaj në Zvicër. Një ditë më herët, ai qëndroi në Singapor.

Zelensky tha se më shumë se 100 vende dhe organizata janë zotuar se do të marrin pjesë në takimin dy ditor për paqe në Zvicër, në datat 15 dhe 16 qershor. Rusia nuk ka marrë pjesë në aktivitetin e Singaporit që nga koha kur nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në vitin 2022, ndërsa Kina ka thënë se nuk do të marrë pjesë.

Zelensky, si dhe ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Rustem Umerov, u takuan në Singapor për më shumë se një orë me sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Lloyd Austin. Kjo pas vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës këtë javë, për ta lejuar Kievin që t’i godasë objektivat brenda Rusisë në mënyrë të kufizuar.

Një zyrtar i Pentagonit u shpreh se Austin e “ritheksoi përkushtimin e SHBA-ve për mbështetje të fuqishme” për Ukrainën dhe se të dyja palët u zotuan “për ta përforcuar partneritetin strategjik në mbrojtje”. Presidenti ukrainas u takua edhe me presidentin e zgjedhur indonezian, Prabowo Subianto, i cili në të njëjtin samit, vitin e kaluar pati propozuar një plan indonezian për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Rusia ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Perëndimi ka ndërmarrë një varg sanksionesh kundër saj, ndërsa Ukrainën është duke e ndihmuar me armatim.

 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE