Ndërroi jetë kur Egla ishte brenda “BBV3”, ish-banorja shkruan fjalët e ndjera për artisten e njohur shqiptare!

vovalbania June 03, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ndërroi jetë kur Egla ishte brenda “BBV3”, ish-banorja shkruan fjalët e ndjera për artisten e njohur shqiptare!

Finalja e emisionit më të përfolur shqiptar momentalisht, “Big Brother VIP 3” dhe rrugëtimit të pesë finalistëve u mbajt me 25 Maj në Top Channel. Një reality-show i mbushur me lot, surpriza, dashuri, arritje, çmenduri, por mbi të gjitha transparencë. Edicionin e tretë të “Big Brother Vip” fituese u shpall Egla Ceno.

Artisja e njohur  Liljana Cingun humbi jetën në shkurt të këtij viti, në kohën kur Egla dhe disa banorë të tjerë ishin brenda shtëpisë së “BBV3” duke mos marr vesh se çfarë bëhej me botën jashtë. Lidhur me ketë, ditën e sotme Egla ka postuar disa foto me Liljanën duke shkruar disa fjalë të ndjera për të:

E dashur Lili, ka pak ditë që mora vesh për ty dhe dua të të them dy fjalë zemre: Ti ishe rreze dielli, ecje në majë të gishtave sikur nuk doje të ‘lëndoje’ tokën. I kam në mendje sytë e tu plot jetë dhe ashtu do të kujtoj gjithmonë. Shpirti yt në dritë Diva Shqiptare! #lilianacingu

Egla ka reaguar shpesh herë këto ditët e fundit me disa shkrime në rrjete sociale e vetë pak më parë një falenderim ka ardhur nga ana e saj për të gjithë ata që e kanë mbështetur.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65688 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE