Nga frika e lindjes deri tek lidhja e bebushes me Luizin, Kiara rrëfen detaje nga jeta si nënë e re

vovalbania June 03, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nga frika e lindjes deri tek lidhja e bebushes me Luizin, Kiara rrëfen detaje nga jeta si nënë e re

Moderatorja e dashur për publikun, Kiara Tito, ka bërë sot një pyetësor në rrjetet sociale, ku ka marrë pyetje të shumta dhe të ndryshme prej ndjekësve të saj.

Padyshim që pjesa më e madhe e tyre kanë të bëjnë me Lunën, vogëlushen e familjes Ejlli, e cila erdhi në jetë një muaj e pak ditë më parë.

Ish-banorja e edicionit të dytë të “Big Brother VIP” rrëfehet që e ka marrë veten shpejt prej lindjes, por është herët për të dhënë një përgjigje pasi ende s’kanë kaluar 40 ditë që nga lindja e Lunës.

Kiara ka shtuar se bebushja është një çamarroke e vogël e cila fle gjithë ditën dhe gjatë natës bën koncert live.

Ndër të tjera ajo është pyetur për ndjesinë që kishte për gjininë e fëmijës së saj të parë. Moderatorja shprehet se gjithë jetën e saj ka dëshiruar të ketë një vajzë dhe momenti kur ka parë tymin rozë do të jetë i paharrueshëm për të!

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE