Njihuni me gruan e cila mban mend veten kur ishte në mitrën e nënës!

vovalbania June 03, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Njihuni me gruan e cila mban mend veten kur ishte në mitrën e nënës!

Një grua e cila vuan nga një çregullim i rrallë thotë se e mban në mend edhe kur ka qenë në mitrën e nënës së saj. Rebecca Sharrock, 34-vjeçe, ka një memorie autobiografike shumë superiore (H-SAM) një gjendje neurologjike që u mundëson njerëzve të kujtojnë pjesën më të madhe të jetës së tyre me detaje të mëdha, e njohur gjithashtu si hipertimezi.

Është jashtëzakonisht e rrallë dhe Rebecca është vetëm një nga 62 njerëzit në botë që e kanë atë. Ajo thotë se kujtimi i saj më i hershëm është kur kishte qenë vetë, 12-ditëshe por kjo nuk është e i vetmi kujtim i hershëm. “Kujtesa ime më e hershme është ndoshta koha kur isha fetus në mitër”-theksoi ajo.

“Ato kujtimet nuk nënkuptojnë shumë për ndonjë arsye. Për momentin, do të thoja se mund të kujtoj 95% të gjithçkaje që më ka ndodhur në jetën time”-deklaroi Rebecca. Megjithatë, çregullimi që ka do të thotë se duhet të i nënshtrohet terapisë. “Mendja ime thjesht nuk mundet të harrojë kotësitë e të kaluarës”-u shpreh ajo. Rebecca e cila vjen nga Brisbane i Australisë nuk u diagnostikua me H-SAM deri kur u bë 21 vjeçe.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64080 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE