Parashikimi i motit, e hënë, 3 qershor 2024!
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë perëndimore.
Moti parashikohet me kthjellime, si dhe me alternime vranësirash mesatare deri të dendura me këto të fundit më të theksuara në relievet malore në lindje. Në relievet malore ka reshje shiu afatshkurtra e të dobëta dhe lokalisht në formën e shtrëngatave, shoqëruar me shkarkesa elektrike e breshër. Në relievet kodrinore të vendit, në orët e mëngjesit dhe mesditës ka shira të dobët afatshkurtër e lokalë. Mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit, si dhe në momentin e reshjeve të shiut.
Era fryn me drejtim jugperëndim – veriperëndim e me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e në lugina, era fiton shpejtësi 6-9 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
18/29
Diell re shi
Kukës
17/26
Diell re shi
Lezhë
18/28
Diell re shi
Dibër
14/26
Diell re shi
Durrës
20/30
Diell re
Tiranë
21/29
Diell re shi
Elbasan
20/31
Diell re shi
Berat
18/32
Diell re shi
Vlorë
19/30
Diell re
Korçë
18/26
Diell re shi
Gjirokastër
14/31
Diell re shi
Sarandë
19/30
Diell re