Rita Ora zbulon ‘çelësin’ e suksesit të martesës së saj me Taika Waititi!
Ylli i muzikës pop Rita Ora ka zbuluar se komunikimi është çelësi kur bëhet fjalë për martesën e saj me Taika Waititin. 33 vjeçarja u martua me regjisorin hollivudian, Taiki në vitin 2022 në një ceremoni private në Londër pas katër vitesh lidhje.
Por pavarësisht orareve të tyre ngjeshura këngëtarja shpjegoi se ata kanë një ‘lidhje të vërtetë’ që i mban të bashkuar. Rita tha për The Sun se:
Ajo që funksionon është një lidhje e vërtetë dhe një ndjenjë e vërtetë miqësie. Komunikimi është kyç. Oraret tona janë të ngjeshura, kështu që është thjesht e rëndësishme të flasim dhe kjo është ajo që ka funksionuar për ne.
“Ask & You Shall Receive” është publikimi i fundit i Rita-s pas suksesit të albumit të saj më të mirë të vitit 2023 “You & I”. Duke folur për publikimin e fundit, Rita tha:
Kënga është plot me atmosferë optimiste, verore dhe ka të bëjë me kapjen e momentit në mënyrë romantike.
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare ka zbuluar së fundmi se është mësuar të njohë shenjat që tregojnë se do të pësojë një sulm paniku pasi luftoi me ankthin për shumë vite. 33 vjeçarja tregoi betejat e saj për shëndetin mendor në një intervistë me Evgeny Lebedev në podcastin e tij “Brave New World”, si dhe metodat e ndryshme që ajo përdor për të menaxhuar mirëqenien e saj.
Duke vlerësuar metodat e mirëpublikuara të “The Ice Man Wim Hof”, Rita tha se merr pjesë rregullisht në sauna me rreze infra të kuqe 40-minutëshe, e ndjekur nga një zhytje ose dush i ftohtë. Interpretuesja e hitit “Hot Right Now” shtoi se sulmet e panikut dikur ndiheshin të huaja kur ndodhnin, por ka përdorur akupunkturën dhe metoda të tjera të mjekësisë kineze për të kontrolluar simptomat e saj.