Tom Hardy rikthehet fuqishëm në ‘tangon’ e fundit me ‘Venom’. Publikohet traileri i parë dhe data e premierës!

vovalbania June 03, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tom Hardy rikthehet fuqishëm në ‘tangon’ e fundit me ‘Venom’. Publikohet traileri i parë dhe data e premierës!

Tom Hardy është gati për një ‘tango’ të fundit me ‘Venom’, antagonistin e Marvel prej gjashtë vitesh tashmë. Aktori shfaqet në trailerin e parë të ‘Venom: The Last Dance’, filmi i fundit i trilogjisë së Hardy, në të cilin ai luan gazetarin Eddie Brock, një njeri që krijon një simbiozë me një alien duke krijuar së bashku ‘Venom’.

Kujtojmë se Hardy ka marrë kritika pozitive në shfaqjen e fundit, Venom: ‘Let There Be Carnage’ (2021).

‘The Last Dance’ pason Venom (2018), i cili u bë një ‘hit’ në Box Office, duke arkëtuar 856.1 milionë dollarë globalisht. Hardy e pasoi atë me ‘Let There Be Carnage (2021)’, i cili arriti në 506.8 milionë dollarë fitime, një shfaqje e mirë duke pasur parasysh se u publikua mes sfidave të pandemisë, si dhe një rënieje të përgjithshme të tregut të filmave me superheronj.

Vendom ka qenë një sukses i jashtëzakonshëm për Sony, pasi kompania u përpoq të ndërtonte një univers filmash të bazuar në personazhet ndihmës të Spider-Man për të cilët studioja ka të drejtat e filmit.

Filma si Morbius (2022) dhe Madame Web (2023) sollën shumë më pak fitime se filmat e Hardy dhe ‘The Last Dance’ do të testojë oreksin e vazhdueshëm për ekskluzivitetin e ‘Vendom’  me një buxhet mjaft të lartë. Studio ka prodhuar gjithashtu ‘Kraven the Hunter’ që pritet të dalë më 13 dhjetor, vetëm disa javë pasi të mbërrijë ‘The Last Dance’. Yjet e The Last Dance përfshijnë Juno Temple dhe Chiwetel Ejiofor.

Premiera e ‘The Last Dance’ do të mbahet më 25 tetor 2024.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE