Trump i bashkohet Tik-Tok, fiton 3 milionë ndjekës në ditën e parë!
Donald Trump, i është bashkuar platformës TikTok dhe ka tërhequr më shumë se 3 milionë ndjekës brenda një dite. Vendimi për t’u bashkuar me platformën mund të ndihmojë ish-presidentin të arrijë votuesit e rinj në përpjekjen e tij të tretë për Shtëpinë e Bardhë.
Ai është në një garë të ngushtë me presidentin aktual demokrat Joe Biden para zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit.
Më herët Trump është përpjekur për të ndaluar TikTok-un, por kërkesa u bllokua nga gjykata. Në mars, ai tha se platforma megjithëse përbënte një kërcënim për sigurinë kombëtare, një ndalim i saj do të dëmtonte disa të rinj dhe vetëm do të forconte Facebook-un e Meta Platforms, të cilin ai e ka kritikuar ashpër.
Trump tashmë ka një prani aktive në rrjetet sociale me më shumë se 87 milionë ndjekës në X dhe mbi 7 milionë ndjekës në platformën e tij, Truth Social, ku poston pothuajse çdo ditë.
Trump tha në një deklaratë se do të “përdorë çdo mjet të disponueshëm për të folur drejtpërdrejt me popullin amerikan.”
Launching my TikTok at @UFC 302.