“Unë jam si ti”/Egla Ceno merr dhuratën e veçantë nga dashamirësit e saj!
Finalja e emisionit më të përfolur shqiptar momentalisht, “Big Brother VIP 3” dhe rrugëtimit të pesë finalistëve u mbajt me 25 Maj në Top Channel. Një reality-show i mbushur me lot, surpriza, dashuri, arritje, çmenduri, por mbi të gjitha transparencë. Edicionin e tretë të “Big Brother Vip” fituese u shpall Egla Ceno.
Egla ka reaguar shpesh herë këto ditët e fundit me disa shkrime në rrjete sociale si dhe me falënderime nga ana e saj për të gjithë ata që e kanë mbështetur. Së fundmi ajo ka ndarë me ndjekësit një surprizë të bërë nga mbështetësit e saj. Ajo ka postuar në Instagram një video të një varseje të personalizuar që i kanë bërë dhuratë dhe nuk ka ngurruar që të falënderojë për surprizën. Në varëse shkruhej:
Egla, nuk je vetëm, unë jam si ti!
Egla e ka shoqëruar videon me fjalët:
Faleminderit për këtë varëse. Nuk e di kush je, por të falënderoj me zemër. E mora pasi dola nga BBV.