Xhelal Mziu në SPAK: U pyeta për një denoncim të 2019-ës!

vovalbania June 03, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Xhelal Mziu në SPAK: U pyeta për një denoncim të 2019-ës!

Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu u thirr dhe sot u paraqit në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, (SPAK).

Pas daljes nga mjediset e SPAK-ut, ish-kryetari i bashkisë së Kamzës u ndal për një prononcim të shkurtër për mediat e deklaroi se u thirr si person në dijeni, për një denoncim të vitit 2019.

Ishte thjesht një denoncim nga këshilltarët e PD-së, në lidhje me një tender për pastrimin. Ka ndodhur në vitin 2019. Isha si person që ka dijeni.

Mziu ka qenë edhe më herët në SPAK. Në korrik të vitit 2022, për tre orë me radhë, ai u pyet në cilësinë e deklaruesit në lidhje me disa kallëzime të bëra në Prokurorinë e Posaçme nga pasardhësi i tij në Bashkinë e Kamzës, Rakip Suli. Jashtë SPAK-ut, Mziu nuk pati ndarë detaje të atyre që tha, por ironizoi kallëzuesin.

Mziu është kallëzuar tre herë në SPAK nga Rakip Suli gjatë vitit 2021. Sipas Sulit, Mziu ka shpërdoruar detyrën kur si drejtues i bashkisë ka dhënë leje ndërtimore dhe ka marrë 3% të sipërfaqes të caktuar nga ligji për fondin e banesave sociale.

Në dy kallëzimet e tjera, Suli akuzon Mziun për lejimin e ndërtimit të një thertoreje në kundërshtim me ligjin dhe dhënien e një lejeje për një linjë autobusësh.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE