“Luanët te kenë kujdes nga skandalet…”, Meri Shehu parashikon shenjën astrologjike të Heidi Bacit!
Astrologia e njohur, Meri Shehu, ishte mëngjesin e kësaj të marte e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku bëri parashikimin për çdo shenjë të horoskopit. Kur i erdhi radha shenjës së Luanit, Meri u shpreh se këtë muaj ata mund të martohen. Por jo vetëm kaq, pasi ish-banorja e “Big Brother VIP 3” shtoi se personazhet publikë të kësaj shenje duhet të kenë kujdes. Ndër ta teksa po fliste për shenjën e luanit, moderatorja Enxhi Nasufi i ka përmendur Heidi Bacin, gjë e cila nuk i ka pëlqyer shumë Merit për shkak të mimikave të bëra.
Meri: Gjëra të tilla që duhet të bëjnë kujdes ata që bëjnë jetë publike ose kanë çfarë të humbin nga jeta publike, që janë Luan. Ata që kanë marrëdhënie publike të rëndësishme duhet të kenë kujdes nga skandalet dhe një çështje ekonomike që mund të mos shkojë ashtu siç duhet.
Enxhi Nasufi: Si Heidi prsh që është luan, që është ende, a çfarë të kujtova
Meri: Po mirë ka shumë luan në këtë planet po unë po flas për luanet e Shqipërisë
Enxhi Nasufi: Po ata na interesojnë ç’na duhen ne luanët në Itali
Meri: Unë po flas për horoskopin
Gjatë një performnace që disa nga ish-banorët e “BBV3” bën në gjysmëfinalen e këtij edicioni, ajoqë mori më shumë vëmendjen ihste Meri Shehu dhe balerini që e shoqëronte, Luixhino Hala. Në një pjesë të performancës së tyre Luixhino i lëpin këmbën Merit, e cila qëndron e ulur në karrige, moment i cili u bë mjaft viral në rrjete sociale. Të ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon për të folur rreth kësaj performance, Luixhino ishte ai i cili e risolli live në studio momentin kur i lëpin këmbën Merit dhe u prit me brohorima nga publiku.