Martohet për herë të pestë në moshën 93-vjeçare manjati i medias Rupert Murdoch!

vovalbania June 04, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Martohet për herë të pestë në moshën 93-vjeçare manjati i medias Rupert Murdoch!

Së fundmi manjati i medias, Rupert Murdoch është martuar për herë të pestë në moshën 93-vjeçare me Elena Zhukova, një biologe molekulare me origjinë ruse. Miliarderi australian dhe 67-vjeçarja u martuan në pronën e Murdoch në Kaliforni. Shkencëtarja është nëna e Daria Zhukova, filantropiste dhe koleksioniste arti, ish-gruaja e oligarkut rus Roman Abramovich.

Fotot e The Sun tregojnë Rupert Murdoch me një kostum të zi dhe kravatë të verdhë, duke buzëqeshur pranë gruas së tij me një fustan të bardhë. Rupert Murdoch ka gjashtë fëmijë. Martesa e tij e parë, me Patricia Booker, një stjuardesë australiane, zgjati nga viti 1956 deri në vitin 1967. Martesa e dyta, me gazetaren britanike Anna Torve, zgjati më shumë se 30 vjet.

Më pas ai u martua me Wendy Deng, një sipërmarrëse me origjinë kineze, martesë e cila zgjati deri në vitin 2013. Pas divorcit nga modelja Jerry Hall në vitin 2022, miliarderi u fejua për herë të pestë me Ann Leslie Smith në pranverën e vitit 2023. Ata u ndanë në më pak se një muaj. Rikujtojmë se pas 70 vjetësh, manjati australian i medias njoftoi tërheqjen e tij nga kryesimi i News Corp dhe Fox. 93-vjeçar do të marrë titullin e presidentit të nderit, ndërsa djali i tij Lachlan do të jetë në krye të të dy kompanive.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE