Mijëra të pastrehë largohen nga rrugët e Parisit në ‘spastrimin social’ para Olimpiadës!

vovalbania June 04, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mijëra të pastrehë largohen nga rrugët e Parisit në ‘spastrimin social’ para Olimpiadës!

Aktivistët e të drejtave thonë se dërgimi me autobusë i njerëzve të padëshiruar në periferinë e kryeqytetit ka nisur të intensifikohet.

Mijëra të pastrehë po spastrohen nga zona e Parisit dhe rrethinat në atë që mediat e aktivistet quajnë “operacion spastrimi” para Lojrave Olimpike të muajit që vjen.

Të zhvendosurit përfshijnë refugjatë, azilkërkues si dhe familje të varfra te pastreha, njoftonte sot bamirësia ‘Le Revers de la Médaille’, që përfaqëson disa shoqata ndihme.

Policia tha se po dëbonte gjithashtu të droguar e prostituta, sipas tyre me qëllim që ata të merrnin mbështetje e ndihmë mjekësore. “Rajoni qendror i Île-de-France do të zbrazet nga disa prej njerëzve që pushteti i konsideron të padëshiruar”, thuhet në deklaratë të organizatës.

Aty shtohej se çmontimi i tendave e kampeve në qytet ka nisur prej prillit dhe se me shumë se 12 000 njerëz janë zhvendosur vitin e fundit.

Paul Alauzy, koordinator i bamirësisë Médecins du Monde, akuzonte autoritetet për “spastrim social” me qëllim që Parisi të dukej “sa më i bukur” për Olimpiadën. Ai shtonte se njerëzit po dërgoheshin me autobusë në qendra të përkohshme , si një zgjidhje afat-shkurtër e problemit.

“Ata po e fshehin mjerimin nën qilim,” tha Paul. “Sikur kjo të ishte ndonjë zgjidhje dinjitoze njerëzit do të ziheshin për të hipur në autobusë, por nuk është kështu”.

Raporti përkufizonte spastrimin si një “ngacmim, përjashtim dhe zhdukje të popullatës që cilësuar si të padëshiruar, nga zonat ku do të zhvillohen lojrat …”

“Megjithse këto politika zbatohen prej vitesh, shumë sinjalizime tregojnë se Lojrat Olimpike po e shpejtojnë këtë”.

Anne Hidalgo, kryebashkiakja e Parisit tha se ka kërkuar zgjidhje strehimi për 3,600 njerëz të pastrehë.

“Kjo po i kalohet kryeqytetit edhe pse nuk është përgjegjësia jonë të gjejmë akomodim urgjent për njerëzit në nevojë. Ne nga ana jonë po vendosim çdo javë familje nëpër shtëpi”, tha Hidalgo.

Léa Filoche, zëdhënëse bashkiake për strehimin e mbrojtjen e refugjatëve gjithashtu tha se faji ishte i qeverisë.

“Strehimi i emergjencës është përgjegjësi e shtetit, kemi folur prej vitesh me përfaqësuesit për te zgjidhur problemin para olimpiadës, por ata thonë se nuk ka para. Po bëjmë sa mundemi por sistemi është i mbushur”, tha Filoche.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65784 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE