Scholz: Përdorimi i armëve perëndimore në territorin rus nuk çon në përshkallëzim të luftës!

vovalbania June 04, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Scholz: Përdorimi i armëve perëndimore në territorin rus nuk çon në përshkallëzim të luftës!

“Përdorimi i armëve perëndimore për të goditur objektivat në Rusi nga Ukraina, nuk do të kontribuojë në përshkallëzimin e luftës”, ka thënë kancelari gjerman Olaf Scholz.

Gjermania ka kundërshtuar prej kohësh heqjen e ndalimit të përdorimit të armëve perëndimore nga Ukraina për të goditur Rusinë, por ndryshoi kurs muajin e kaluar.

Një zëdhënës i qeverisë gjermane i tha Deutsche Welle-s më 31 maj se Ukraina mund të përdorë armë të furnizuara nga Gjermania për të goditur objektiva legjitime në Rusi.

Ministri gjerman i mbrojtjes, Boris Pistorius, sqaroi se vendimi zbatohej për zonën përreth Kharkiv, e cila kohët e fundit është bërë objektivi i një ofensive të rëndë ruse.

“Ne jemi të sigurt se nuk do të kontribuojë në një përshkallëzim, sepse, siç e ka përshkruar edhe Joe Biden, është vetëm çështja e të qenit në gjendje të mbrosh një qytet të madh si Kharkiv”, tha Scholz.

Në të kaluarën, kancelari Scholz ka përmendur frikën e përshkallëzimit si ndër arsyet kryesore për kufizimin e mbështetjes së Gjermanisë për Ukrainën.

“Unë mendoj se është e qartë për të gjithë se kjo duhet të jetë e mundur. Sipas ligjit ndërkombëtar, kjo ka qenë gjithmonë e mundur gjithsesi”, shtoi ai.

Rusia kreu një sulm me raketa në qytetin juglindor të Ukrainës, Dnjepër, mëngjesin e 4 qershorit, njoftoi në Telegram guvernatori rajonal, Serhiy Lysak.

Mbrojtja ajrore e Ukrainës i rrëzoi të dyja raketat, por rënia e pjesëve të tyre shkaktoi zjarr, tha ai.

“Për pasojë kanë mbetur të plagosur disa banorë, në mesin e tyre edhe fëmijë”, tha Lysak.

Ushtria ruse sulmon rregullisht rajonet e popullurara të Ukrainës me lloje të ndryshme armësh, përfshirë dronë sulmues e raketa.

Pavarësisht provave dhe dëshmive, Moska mohon se sulmon zonat civile.

Ajo ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65858 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE