Dita Botërore e Mjedisit, OKB: Natyra, në gjendje emergjence!

vovalbania June 05, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dita Botërore e Mjedisit, OKB: Natyra, në gjendje emergjence!

Sot është Dita Botërore e Mjedisit. Organizata e Kombeve të Bashkuara, OKB thotë se në të gjithë botën, ekosistemet janë të kërcënuara. Nga pyjet e tokat e thata te tokat bujqësore dhe liqenet, hapësirat natyrore nga të cilat varet ekzistenca e njerëzimit po arrijnë një pikë kthese.

Sipas Konventës së OKB-së për Luftimin e Shkretëtirëzimit, deri në 40% e tokës së planetit është e degraduar dhe kjo ndikon drejtpërdrejt në jeten e gjysmës së popullsisë së botës. Numri dhe kohëzgjatja e thatësirave është rritur me 29% që nga viti 2000. Nëse nuk do të merren masa konkrete, thatësirat mund të prekin mbi tre të katërtat e popullsisë së botës deri në vitin 2050.

Kjo është arsyeja pse Dita Botërore e Mjedisit 2024 përqendrohet në rimëkëmbjen e tokës, ndalimin e shkretëtirëzimit dhe ndërtimin e rezistencës ndaj thatësirës nën sloganin “Toka jonë. E ardhmja jonë. Ne jemi restaurimi i brezit”.

OKB-ja bën thirrje që të mos kthejmë kohën pas, por të rrisim pyje, të ringjallim burimet e ujit dhe të kthejmë tokat, për t’u bërë ne brezi që mund të bëjmë paqe me tokën.

Sipas OKB-së, koha po mbaron dhe natyra është në gjendje emergjence. Për të mbajtur ngrohjen globale nën 1.5°C këtë shekull, ne duhet të përgjysmojmë emetimet vjetore të gazeve serrë deri në vitin 2030. Pa veprim, ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit do të rritet me 50% brenda dekadës dhe mbetjet plastike që derdhen në ekosistemet ujore gati do trefishohen deri në vitin 2040.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64024 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE