E quajtën ‘makinë llogaritëse’ në lidhjen e saj, Heidi Baci ka dy fjalë: “Unë e dua veten dhe kjo nuk është egoizëm!”

vovalbania June 05, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E quajtën ‘makinë llogaritëse’ në lidhjen e saj, Heidi Baci ka dy fjalë: “Unë e dua veten dhe kjo nuk është egoizëm!”

Heidi Baci, ish-banorja e “Big Brother VIP 3” ishte mëngjesin e sotëm e ftuar në studion e “Wake Up”. Një nga personazhet më të komentuar si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë, Heidi rrëfeu më shumë për eksperiencën e saj brenda BBV3, por edhe si po shkon jeta e saj tani që ka dalë jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri…

Si është marrëdhënia me Eglën, çfarë mendon tani që je jashtë?

E kisha shumë xhan, por ndodhi ajo që ndodhi. E meritoi fitoren, e respektoj vendimin e publikut. Por nuk më pëlqen mënyra si është sjellë në lojë. Unë kam parime të tjera.

Çfarë mund të thuash për shumë që kanë komentuar si ‘makinë llogaritëse’, që ishe shumë e llogaritur?

Të isha vetë jashtë edhe unë do e kisha menduar. Merrja vëmendjen me qetësinë më të madhe. Jam racionale dhe e ftohtë. Unë i kam këto karakteristika, nuk i kam mohuar ndonjëherë. Nuk kam menduar shumë në rastin e Romeos sepse në një format të tillë nuk doja të lidhesha. Nuk është gabim t’i fusim të dyja bashkë edhe logjikën edhe dashurinë. Nuk ka asgjë të keqe të bësh disa llogari për veten tënde. Jeta nuk është e thjeshtë, është e vështirë. Ka shumë situata që janë marrëdhënie toksike. Të duhet që të mendosh e të njohësh tjetrin, duhet ta keni fuqinë të vini një pikë. Duhet ta doni veten. Unë e dua veten dhe kjo nuk është egoizëm.

Cilat janë ato situata brenda BBV që nuk do të doje t’i kujtoje?

Ka shumë situata që do doja t’i hiqja nga truri. Të gjithë ato ofendime që nuk e dija si përcillen nga jashtë. Tani jam e ftohtë, por aty brenda të dhembin më shumë të tjerët, jo vetja. Mami, babi, si e shikonin ata… Këtë edicion kanë qenë shumë të theksuara ofendimet, morali…

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65800 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE