E vërteta e martesës me italianin, Egla Ceno zbulon të vërtetën dhe flet për marrëdhënien e saj me një tjetër të huaj

vovalbania June 05, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Mam jam ok”/ Pas videos së bujshme, Egla bën reagimin e parë në rrjetet sociale

Aktorja Egla Ceno gjatë qëndrimit në shtëpinë  e “BBV” u komentua mbi jetën e saj personale, ndërsa në rrjet qarkulluan lajme se ish-banorja ka qenë e martuar me një shtetas italian.

Gjatë një interviste për “Fiks Fare”, Egla ka folur për herë të parë në lidhje me këtë çështje.

Aktorja tha se lidhja me italianin është e kohërave të rinisë, duke treguar se tashmë nuk ka marrëdhënie me personin në fjalë.

“Tani jam hedhur në Bullgari me Dragoviç edhe pse radha ka shkuar tek molla e kuqe” -u shpreh Egla duke qeshur.

Nga ana tjetër fituesja e “BBV” tregoi se pas përfundimit të eksperiencës në këtë reality show do t’i kushtojë kohë nënës së saj duke kaluar pushimet së bashku, ndërsa më pas do të merret me disa projekte.

Kujtojmë që vëllai i Eglës, Besi disa muaj më parë deklaroi që aktorja është martuar me shtetasin italian vetëm për të bërë letrat, pasi në atë kohë ajo po zhvillonte karrierën e saj si aktore në Itali.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65840 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE