Egla Ceno krahason ish-banorët e “BBV3” me politikanë: “Meritoni si Monika, kurse Berisha…”

vovalbania June 05, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Egla Ceno krahason ish-banorët e “BBV3” me politikanë: “Meritoni si Monika, kurse Berisha…”

Fituesja e “Big Brother VIP 3”, Egla Ceno u shfaq mbrëmjen e djeshme mes dyshes së prezantuesve të Fiks Fare. Të tre aktorët shkëmbyen batuta midis tyre në lidhje me lojën në BBV3 ku Egla u shpreh se pjesmarrja në shtëpinë më të famshme ishte një çast dobësimi, por që nuk pendohet aspak që ishte pjesë e saj:

Nuk e di si m’i mori Perëndia mendtë dhe pranova.

Pyetjes së Devit e Dorit nëse do të zhvillohej një “Big Brother” me politikanë kush personazh do të ngjasonte më shumë me Edi Rama brenda shtëpisë, fituesja e BBV3 tha se asnjë banor brenda shtëpisë nuk ishte Edi Rama.

Rama askush nuk ishte brenda shtëpisë. Kishte Lul por jo Bashë dhe si Lul mund të ishtë Rikja, sepse të dy janë të bukur, të kuruar. Monika Kryemadhi mund të ishte ‘M’ për ‘M’, Meritoni. Pasi është shumë këmbëngulës, me stil.

Pyetjes së Devit dhe Dorit për Berishën e kohërave të sotme me kë mund të krahasoj, Ceno tha me Ilnisën:

Ka të njëjtën staturë dhe pushtet që ta imponon.

Ndërsa politikanin Ilir Meta, Egla e sheh tek ish-konkurentin Gazi:

Gaz ‘shtriga’. Janë të dy të lezetshëm, tregojnë barsaleta.

Fitues të këtij “Big Brother VIP” me politikanë sheh padiskutim veten.

Siç e dini unë i thyej të gjithë në mes edhe këta do i kisha thyer në mes.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64079 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE