Heidi zbulon se çfarë ka ndodhur mes saj dhe Bora Zemanit

vovalbania June 05, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Çfarë ndodhi në jug? Kriset miqësia mes Borës dhe Heidit (Foto)

Heidi Baci, ish-finalistja e BBV3 ishte mëngjesin e sotëm e ftuar në “Wake Up”, ku foli për eksperiencën e saj në BBV dhe për jetën e saj tani pas daljes nga shtëpia më e famshme në vend.

Ditët e fundit të qëndrimit Romeo i premtoi se do të shkonin në jugun e Shqipërisë për pushime, udhëtim që e bënë pak ditë më parë.

“Ma kishte premtuar Romeo dhe më çoi. Ishte shumë bukur, më pëlqeu shumë, nuk e prisja. Më pëlqeu deti, perëndimi është shumë i bukur. Unë jam pak romantike, por ishte vërtet shumë bukur”.

Ndërsa për sa i përket marrëdhënies me Romeon, ajo u shpreh se tani që kanë dalë jashtë duket sikur po njihen nga e para.

“Është diçka e re jashtë, marrëdhënia është e njëjta. Është pak ndryshe, sikur po njihemi nga fillimi. Në jug nuk ishim vetëm, por shkoi shumë mirë. Unë nuk jam tip që i fsheh emocionet, por ndihem vërtet shumë mirë. Unë jam tip i qetë”.

Rikujtojmë se pushimeve të çiftit në jug iu bashkua edhe Donaldi me Borën. Mirëpo shumë portale aluduan së fundmi për prishje të marrëdhënies së Borës me Heidin. Gjithçka mori shkas nga një “unfollow” në “Instagram”.

Heidi u shpreh se kur lexoi lajmet, i bëri menjëherë “follow”.

“Nuk jam shumë tip “Instagram”-i, nuk merrem shumë. Por më shkroi dhe ajo “si ka mundësi”. Unë jam tip i qetë. Mund të qetësoheni, jemi “OK””.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE