Momente romantike me njëri-tjetrin, Ilnisa poston foto me Meritonin duke…
Finalja e emisionit më të përfolur shqiptar momentalisht, “Big Brother VIP 3” dhe rrugëtimit të pesë finalistëve u mbajt me 25 Maj në Top Channel. Një reality-show i mbushur me lot, surpriza, dashuri, arritje, çmenduri, por mbi të gjitha transparencë. Edicionin e tretë të “Big Brother Vip” fituese u shpall Egla Ceno.
Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP3” ku u njohën dhe u dashuruan me njëri-tjetrin po shijojnë romancën e tyre të dashurisë.
Së fundmi ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka postuar në “Instastory” një foto te dashurin e saj, duke kaluar momente romantike së bashku teksa ndodhen në makinë. Të kapur dorë për dore teksa po udhëtonin në makinë, çifti duken shumë të dashuruar me njëri-tjetrin.
Asokohe u duk sikur familja e tij nuk e përkrahte në lidhjen e tij me Ilnisën, pasi Rinori nuk pranoi të takonte asnjë banor tjetër të shtëpisë përveç Meritonit, përfshirë këtu edhe Ilnisën. Ai që ka shtuar më shumë aludimet, ishte babait i Meritonit, i cili i ftuar në emisionin “Cherry On Top” me Bora Zemanin, është shprehur gjatë intervistës për lidhjen e djalit të tij se çdo gjë që ka bërë Meritoni e kanë parë në kuadër të lojës.
Ilnisa është përgjigjur për këtë deklaratë duke thënë se “dashuria thyen çdo kufi dhe barrierë dhe fjalët i merr era”. Dhe ashtu ka ndodhur pasi motra e Meritonit mesa duket ka dhënë konfirmin e saj për këtë romancë të bukur mes dyshes, duke e ndjekur Ilnisën në rrjetin social Instagram