Robert Berisha flet për përplasjet me ish-kunatën: Bëj çfarë të duash me burrin, por me mamin tim

vovalbania June 05, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Robert Berisha flet për përplasjet me ish-kunatën: Bëj çfarë të duash me burrin, por me mamin tim

Robert Berisha e ka treguar hapur gjithmonë se nuk ka pasur një raport të mirë me ish-kunatën e tij, Tuna Sejdiu. Ndërsa në një intervistë së fundmi, moderatori ka rrëfyer një nga arsyet e mosmarrëveshjeve me ish-bashkëshorten e të vëllait, Patris Berisha.

Ai deklaroi se këngëtarja nuk është sjellë mirë me nënën e tyre të ndjerë, Teuta Berisha gjatë periudhës që ajo ishte e sëmurë me kancer.

Robert Berisha u shpreh se kishte pikë të dobët të ëmën, e cila ndërroi jetë pasi humbi betejën me sëmundjen, dhe se nuk toleronte askënd të sillej keq me të.

“Ndoshta me vëllin është më lehtë të mërzitesh, por me prindin s’mundesh. Patrisi më shikon si baba, e nuk e besoj që është mërzitur ndonjëherë. Kur kam folur diçka, ai e ka ditur që është për të mirën e tij.

Edhe në këtë rast e ka ditur që unë e kam pikë të dobët mamin dhe se unë jam pika e dobët e saj. Bëj çfarë të duash me burrin tënd në shtëpinë tënde, por në shtëpinë timen me nënën time, nuk e shoh kush është. Dhe aty ka pasur një mosmarrëveshje.

Në raport me nënën time, të sillesh keq kur ajo është me kancer, me krejt kimio-terapitë që i ka pasur, të ma mërzisë dikush, s’ja vlen”, ka thënë Berisha për Klan Kosova.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE