Si të mbroni flokët gjatë verës?!

vovalbania June 05, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Si të mbroni flokët gjatë verës?!

Gjatë kësaj periudhe ku temperaturat janë të larta, me siguri shqetësimi i shumë vajzave është si të mbrojnë flokët nga dielli. Rrezet e nxehta të diellit mund t’i dëmtojnë flokët tuaj, por me këto tri këshillat e mëposhtme floku juaj nuk rrezikon.

1. Kujdes me oraret

Siç mbroni lëkurën tuaj dhe shmangni ekspozimin e saj në diell, të njejtën gjë duhet të bëni edhe me flokët. Kujdes me oraret që zbatoni, pasi nuk sugjerohet të ekspozoni flokët tuaj gjatë drekës. Ndaj, qëndroni në diell herët në mëngjes, ose gjatë pasdites.

2. Vendosni SPF

Ju gjithashtu duhet të kujdeseni për flokët tuaj duke vendosur produktet e duhura në to. Vendosni SPF për flokët teksa ekspozoheni në diell. Kjo do t’i mbrojë ato nga rrezet e rrezikshme. Siç e vendosni SPF-në në lëkurë, mos e neglizhoni as në flokët tuaja.

3. Përdorni aksesorë

Një tjetër sugjerim lidhur me mbrojtjen e flokëve nga rrezet e dëmshme, lidhet me vendosjen e aksesorëve të ndryshme. Ju mund të vendosni një kapele apo një shall te flokët tuaja, duke reduktuar kështu nivelin e ekspozimit të tyre në diell.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE